I mituri në Tiranë humbi jetën pas goditjes me thikë, policia: Një nga autorët e dyshuar është shoqëruar, i plagosuri tjetër ndodhet në spital

0

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur pak më herët pranë shkollës “Fan Noli”, ku një i mitur ndërroi jetë pasi u godit me thikë. Policia bën me dije se konflikti ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës.

Njëri prej të miturve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar. Grupi hetimor vijon me zbardhjen e rrethanave të konfliktit mes 14-vjeçarëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qemal Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu