I morën jetën efektivit në Kosovë, gjendet i vdekur një tjetër prej sulmuesve serb

0
A Kosovo police officer guards the road near the village of Banjska, 55 kilometers (35 miles) north of the capital Pristina, northern Kosovo, Sunday, Sept. 24, 2023. Prime Minister Albin Kurti on Sunday said one police officer was killed and another wounded in an attack he blamed on support from neighboring Serbia, increasing tensions between the two former war foes at a delicate moment in their European Union-facilitated dialogue to normalize ties. (AP Photo/Dejan Simicevic)

Gjendet i vdekur edhe një tjetër prej sulmuesve në afërsi të Manastirit, duke çuar në katër numrin e terroristëve serb të eleminuar për vrasjen e efektivit të Kosovës.

“Ju njoftoj se është gjetur edhe një trup i pajetë sot, rreth 1.5 kilometra larg vendit të incidentit“- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Zhvillimet më të fundit vijnë nga operacioni i Policisë së Kosovës në manastirin e Banjskë, pas sulmeve të grupeve kriminale në veri të cilat i morën jetën efektivit Afrim Bunjaku, ndërsa një tjetër polic mbeti i lënduar.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastir. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen, por ata vazhduan me sulme ndaj Policisë.

Më herët, Policia njoftoi se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë gjashtë të tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist. Lidhur me sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiç konfirmoi në një konferencë për media mbrëmjen e së dielës se grupi i armatosur që sulmoi policinë e Kosovës përbëhej nga serbë të rebeluar nga veriu i Kosovës, duke theksuar se rasti ishte i pajustifikueshëm. Ndërkaq, Albin Kurti e cilësoi sulmin e armatosur “formacion profesionist me mbështetjen politike, financiare dhe logjistike të zyrtarëve në Beograd”, që sulmon Kosovën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu