I mori automjetin shokut dhe e shiti për 200 mijë lekë, arrestohet aktori Rezart Veleshnja

0

Aktori Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia e Durrësit.

Blutë njoftojnë se Veleshnja me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një shtetasi dhe më pas e ka shitur atë.

Mësohet se aktori ka marrë automjetin e një shoku për ta përdorur dhe më pas e ka shitur atë për shifrën prej 2 mijë eurosh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu