I moshuari gjendet pajetë në banesë, i zhveshur dhe i “rrethuar” nga dritat e Krishtlindjeve, mister vdekja e tij

0

Itali- Në Cesena të Italisë , një 76-vjeçar i identifikuar si Mario Ricci, u gjet i pajetë në shtëpi .

Burri ishte i shtrirë në tokë, krejtësisht i zhveshur , i rrethuar nga disa drita Krishtlindjesh .

Trupi u zbulua të mërkurën nga një fqinje që e vizitonte atë. Më pas gruaja ka njoftuar policinë.

Sipas mjekëve, vdekja e 76-vjeçarit duhet të datojë rreth 48 orë para zbulimit.

Ende ka shumë mister rreth vdekjes së tij.

Ndëkohë sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë aksidentale dhe vdekja mund të ketë ardhur për shkak të një goditjeje elektrike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu