MALAKASTËR- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me konfliktin e ndodhur mes fqinjve në Ballsh ku Agur Beqiraj 76 vjeç plagosi me mjet thikë dy vëllezërit Elis dhe Juli Pashaj. Gjithashtu dy vëllezërit ishin plagosur në pjesën e krahut dhe qafës. Por dy vëllezërit pasi u shoqëruan në Polici, kanë deklaruan se ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë tentuar që ta fshihnin ngjarjen.
Po ashtu mësohet se familja e dy vëllezërve dhe familja e të moshuarti jetonin në një pallat në lagjen “28 Nëntori” të Ballshit. Siç raportohet 26-vjeçari Juli Pashaj është futur gjatë natës në banesën e të moshuarit i cili ka konstatuar të riun brenda shtëpisë. Zhurmat e përplasjes mes të moshuarit dhe 26-vjeçarit i dëgjoi nga kati i parë vëllai i këtij të fundit, i cili i shkoi në ndihmë vëllait të vogël.
I moshuri dyshohet se ka plagosur me thikë duke tentuar të vrasë dy të rinjtë, megjithatë ende nuk dihet se pse i riu është futur në banesë. Mësohet se 76-vjeçari jetonte me bashkëshorten e tij dhe me nusen e djalit së bashku me dy fëmijët e saj, pasi djali është në Greqi. Edhe pse fqinjët kanë pohuar paraprakisht se i kanë ngacmuar nusen e djalit, nuk përjashtojnë dhe një tentativë për vjedhje.