I moshuari “kapet mat” nga policët, teksa vadiste hashashin në tokën e tij. “Hë si u gdhive xhaxha?”. Ja veprimi i tij (Video)

0

Një i moshuar në jug të vendit është arrestuar në flagrancë teksa ishte duke vaditur kopshtin. Por në kopshtin e tij nuk kishte mbjellë zarzavate ashtu siç ndodh zakonisht, por disa parcela me kanabis. Në një video të publikuar në media, një i moshuar kapet mat nga punonjësit e policisë, teksa ishte duke vaditur bimët me hashash. Kur policia e kap duke vaditur, i moshuari trembet pasi punonjësit e policisë e pyesin “hë si u gdhive”.

Në këtë moment, i moshuari hedh zorrën e ujit me të cilën ishte duke ujitur dhe arrestohet nga policia e cila më pas asgjeson edhe lëndën narkotike.

Video e marrë nga Fax

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu