I ngacmoi të dashurën një egjiptiani/ Shqiptari vritet nga shokët e tij në qendër të Athinës

0

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani.

I riu shqiptar është rrahur në qëndër të Athinës me shkopinj, e po kështu është goditur me thika dhe, edhe pse është transportuar për në spital, nuk ia ka dalë dot mbanë.

Viktima, teksa ndodhej në ballkonin e një hoteli, foli me partneren e njërit prej sulmuesve, me origjinë egjiptiane. Më pas i ka kërkuar të flasë dhe 30-vjeçari ka zbritur në rrugë e për pasojë janë kapur për dore. Në këtë moment ka ndërhyrë egjiptiani, i cili është konfliktuar me shqiptarin, bashkë me dy shokët e tij.

Të gjithë menduan se ngjarja përfundoi aty por nuk ishte kështu. Pak më vonë, 30-vjeçari ishte duke ecur në sheshin Karaiskaki dhe u sulmua nga tre shokë të tjerë të egjiptianit. Njëri e goditi me thikë dhe shqiptari u dërgua në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu