I ngeci në fyt djath, humb jetën brenda një restoranti një 58-vjeçar

0

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Casoria të Italisë për shkak se është mbytur nga një copë mocarela gjatë një feste diplomimi. Sipas mediave të huaja, përpjekjet e shpëtimit ishin të kota, ndërsa të pranishmit u tmerruan.

Punonjësit shëndetësorë, ndonëse brenda një kohe të shkurtër shkuan në vendngjarje, nuk mundën që të bëjnë gjë tjetër veçse të konstatojnë vdekjen e 58-vjeçarit.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia për të dëgjuar dëshmitë e të pranishmëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu