I njohu në një festë, e reja përdhunohet në grup nga 4 persona, mes tyre një i mitur

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një e re është përdhunuar në grup nga 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në Palermo, ku 4 të rinjtë, njëri prej të cilëve ende i mitur, sulmuan vajzën duke e kapur me forcë dhe e çuan një zonë të veçuar të qendrës historike, ku e përdhunuan njëri pas tjetrit.

Ngjarja u zbulua pas denoncimit të vajzës, e cila deklaroi se djemtë i kishte njohur në një festë dhe njëri prej tyre i kishte kërkuar të largoheshin së bashku nga lokali, por ajo nuk pranoi. Më pas, në një moment, njëri nga djemtë e tërhoqi jashtë, ku e prisnin 6 shokët e tij. Siaps saj, ata e çuan në zonën e Foro Italico dhe disa prej tyre e abuzuan.

Karabinierët arritën të identifikonin anëtarët e dyshuar të grupit falë rrëfimit të viktimës dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu