ANGLI – Nuk dukej si nata e tij më e mirë, por në fund Erling Haaland arriti të lërë gjurmë edhe në ndeshjen e pare çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munich.
Duke shënuar golin e fundit që fiksoi rezultatin 3-0 në minutën e 76-të, sulmuesi i Manchester City arriti shifrën mbresëlënëse të 45 golave këtë sezon në të gjitha garat. Kjo shifër kurrë më parë nuk ishte arritur nga një lojtar të Premier League.
Futbollisti norvegjez ka shënuar 30 gola për Manchester Cityn në 27 ndeshjet e luajtura këtë sezon në Premier League. Përveç këtyre, ai shënoi tre gola në Kupën FA dhe një në Kupën e Ligës FA. Në Champions League, ai ka shënuar 11 gola këtë sezon.