I PARI! Qëndron Kastrati pranon humbjen dhe uron kundërshtarin

0

Kandidati i PSD-së Qëndron Kastrati e ka pranuar humbjen, duke ia uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vevevendosje, duke u bërë i pari që po e bën këtë gjë.

Kastrati, përmes një postimi në Facebook, shkruan se është e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat.

Postimi i plotë:

Pas mbledhjes së shumicës së votave nga komisionerët tanë, Vetëvendosje del se ka fituar shumicën e këtyre votave! I uroj kundërkandidatit fitoren dhe i dëshiroj suksese! Është mëse e qartë që reforma në arsim e ka ndikuar disponimin e pesë fshatrave në këtyre zgjedhjeve, e cila ka ndikuar dukshëm në rezultat. Të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që na kanë votuar, përultësisht ju falemnderit! Angazhimi im politik do të jetë i inspiruar dhe motivuar nga përvoja ime në Kamenicë! Ky vend do të mbetet shumë special për mua!

Sipas rezultateve të deritanishme në faqen zyrtare të KQZ-së, kandidati i VV-së në Kamenicë Kadri Rahimaj po prin me 60,76%. Qëndron Kastrati i PSD-së është i dyti me 39,24% ose 1.887 vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu