POGRADEC- Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Pogradec. Kjo për shkak se teksa po punonte tokën me mjet bujqësor, një granatë e vjetër ka plasur. Për shkak të shpërthimit, 40-vjeçari ka marrë lëndime në trup dhe ndodhet në spital.
Njoftimi i Policisë:
Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.





