I pranishëm në dasmën e të atit, del fotoja e parë pas shumë vitesh e Shkëlzen Berishës me të birin

0

Më 25 shtator Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Në një ceremoni madhështore u bënë bashkë personazhe të njohur të botës të politikës dhe medias.

Mirëpo, publiku u bë kurioz nëse në dasmë ishin prezentë fëmijët e Shkëlzenit apo jo.

Më herët ishte vetë Armina e cila i shuajti kuriozitetin ndjekësve, duke bërë të ditur se ata ishin prezente dhe u mbylli kështu gojën “gojëve të liga”, të cilët aludonin se mes fëmijëve të Shkëlzenit dhe asaj nuk kishte një marrëdhënie të mirë.

Ndërkohë, sot në media po qarkullon një foto e Shkëlzenit me të birin nga dasma, e cila konfirmon se ai ka qenë i pranishëm në dasmën e të atit.

Ajo çfarë bie në sy në foto është fakti se ai nuk është më ai vogëlushi i dikurshëm por është rritur aq shumë, aq sa ja ka kaluar dhe të atit.

Shkelzen Berisha me te birin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu