Një 21-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia, ndërsa një 47-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë dhunuar dy adoleshentë.
Sipas policisë, dy personat kanë dhunuar me grushte dhe sende të forta dy 17-vjeçarë, për motive të dobëta. Si pasojë e plagëve të marra, dy adoleshentët ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin 21 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 47 vjeç, pasi në Kamëz, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me një send të fortë dy 17-vjeçarë. Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.