I riu kërcënonte studentët hebrenj, universiteti në New York mbyllet për shkak të stresit të shkaktuar

0

SHBA-Universiteti Cornell në New Jork anuloi mësimet të premten për shkak të stresit të jashtëzakonshëm në kampus, pas arrestimit të një studenti që kërcënonte se do të vriste studentët hebrenj.

I riu në universitet, 21-vjeçari Patrick Dai, është arrestuar dhe akuzuar në lidhje me një seri postimesh në internet gjatë fundjavës, të cilat kërcënonin të vrisnin dhe dëmtonin studentët hebrenj të Cornell, shkruajnë mediat e huaja.

Dai u paraqit në gjykatën federale të mërkurën me akuzën e kërcënimit. Avokatja e tij mbrojtëse, Gabrielle DiBella, nuk pranoi të komentojë pas seancës.

“Prandaj universiteti Cornell vendosi të mbyllet për ditën e premte në njohje të stresit të jashtëzakonshëm të javëve të fundit”, tha një zëdhënës i universitetit për mediat e huaja, ndërsa shtoi së mësimi do të fillojë të hënën. Përveç kërcënimeve në internet, presidentja e Cornell, Martha Pollack tha se universiteti mori gjithashtu një lajmërim në lidhje me krimin të mërkurën.

“Megjithëse alarmi ishte i pavërtetuar, ai shton stresin që po ndjejmë të gjithë”, shkroi ajo.

Cornell është një nga shumë kolegje dhe universitete të SHBA-së që janë mbushur me tensione për luftën e ndezur midis Izraelit dhe grupit terrorist palestinez Hamas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu