I riu me “Benz” përplas fort këmbësorin, 40-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

0

Mbrëmjen e sotme një i ri me mjet tipit ‘Benz’ ka aksidentuar një këmbesor të Terminali në Kuçovë.

Policia bën me dije se 40-vjeçari i plagosur është dërguar në Spitalin e Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Kuçovë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:30, tek Terminali, Kuçovë, shtetasi B.S.,19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Y.U., 40 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit