I riu nën efektin e drogës ecën me 235 km/ h për t’i shpëtuar policisë, përplaset me rrethrrotullimin

0

Policia britanike ka marrë pjesë në një aksion si nëpër filma. Ata ishin vendosur në ndjekje të një të riu, i cili nën efektin e drogës, ishte duke lëvizur me makinë me një shpejtësi prej 235 km në orë.

I riu është identifikuar si Adrian Osiecki, ishte pa patentë dhe ka përshkruar rreth 21 milje për vetëm 12 minuta shkruajnë mediat.

Në videon e publikuar, shihet se si makina Mercedes, ishte duke bërë manovra të rrezikshme në autostradë, e në përpjekje për të shmangur policët është përplasur me një rreth-rrotullim.

Për fat të mirë nga incidenti nuk u lëndua askush, por gjatë kontrollit të policisë në mjet, rezultoi se kishte lloje të ndryshme dogrash. I riu për këtë, është dënuar me 18 muaj burg si dhe i janë konfiskuar patenta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu