DEVOLL- Një 28-vjeçar me inicialet K. B., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Menkulas, Devoll ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20, në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Dobranj të Devollit.
I riu mësohet se duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Ai është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, ai është nisur drejt Traumës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.