I riu rrëfen tmerrin e përjetuar në Tiranë: “Ishin diku tek 10 persona, njëri më gjuajti me armë në kokë”

0

“Nuk e di si kam shpëtuar prej tyre. Ishin diku te 10 persona, prej tyre kishte të armatosur. Janë nga zona e Mamurrasit. Erdhën me makina me xhama të errët. Njëri më drejtoi armën. Pastaj më goditi duke më shkaktuar plagë me qytën e saj në kokë. Nuk dija ç’të bëja. U ndjeva në rrezik”.

Pas denoncimit në komisariat i riu i është drejtuar Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia la nisur hetimet për identifikimin e personave që ka denoncuar 30-vjeçari dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Ende policia e kryeqytetit nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen. Burime nga Policia thanë se fillimisht është marrë një denoncim për diçka të tillë me telefon, më pas i riu është paraqitur në komisariat për të denoncuar.

Momentalisht po hetohet nga Policia Kriminale për të provuar vërtetësinë e denoncimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu