I riu rreh efektivin e policisë në Tiranë,ja për çfarë dyshohet

0

Një 31-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka dhunuar një efektiv policie.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia përmes një njoftimi, ku thuhet se sulmi ndaj efektivit ka ndodhur për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Çamëria”, ndërsa i arrestuari është shtetasi me iniciale D.R.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Çamëria”, ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës policie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu