I riu shqiptar hap zjarr ndaj 7 personave, objektivi ishte ish e dashura dhe partneri i ri

0

Karabinierët italianë kanë vendosur në pranga një 21-vjeçar shqiptar, pasi ky i fundit, dyshohet se ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj një grupi prej 7 personash, mes të cilëve ndodheshej ish e dashura dhe partneri i saj i ri.

Mediat e italiane thonë se bëhet fjalë për Rudi Ibrahimi, i cili ka qëlluar me breshëri, për të trembur ish të dashurën dhe partnerin e saj.

Për fat të mirë, asnjë nuk ka mbetur i lënduar.

I riu shqiptar është arrestuar mëngjesin e sotëm, teksa ishte në shoqërinë e një djali tjetër, që dyshohet se ka qenë bashkë me Ibrahimin në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu