– Mes viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari është edhe Muhsin Shiroki, 32-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Lajmin për humbjen e tij nga jeta e konfirmuan familjarët dhe miqtë përmes rrjeteve sociale.
32-vjeçari vetëm katër ditë para kishte postuar në Facebook një status, jepte listen e personave që duhen fshirë nga jeta jonë pas moshës 30.
“Lista e personave që duhen fshirë nga jeta jonë pas moshës 30…
1- Në momentin që ndalon së telefonuari dhe së shkruari, e sheh që nuk po telefonon, nuk po shkruan. Ju vazhdoni të gjithë marrëdhënien… Fshijeni atë
2- Nëse nuk mund të mësosh asgjë nga një person, ai person është i kotë… LËRJENI TË IKË
3- Ai qe te tregon sekretet e te tjereve sekretet e tua tregon te tjereve… FSHIJE
4- Nuk ke çfarë të flasësh me një person që nuk di të debatojë, nuk dëgjon dhe imponon mendimin e tij…FSHIJE
5- Ai që përdorë në gojë fjalën “jam i zënë” dhe vazhdimisht flet për mungesë kohe… LËRJE TË IKË
Mos harro!. Koha nuk gjendet kurrë, ajo krijohet…
6- Nuk mund të kuptohet kurrë me një person që thotë “Unë jam ky” dhe ikën…FSHIJENI
7- Problemet e veta i tregon për orë të tëra, nuk i sheh fund hundës nga egoizmi…FSHIJENI
8- Çfarëdo që të bëni, ai nuk do të buzëqeshë. Disa ushqehen me pakënaqësi… FSHIJENI
9- Merr, merr, merr nga ju… Kur vjen puna për të dhënë, ai flet për dashurinë pa pritshmëri… FSHIJENI
Nëse e vlerëson, duhet të vlerësohesh. Përndryshe është budallallëk …
10- Ai i nënvlerëson arritjet tuaja, sepse nuk mund ta bëjë vetë. Madje ai vjell xhelozinë në emër të ndershmërisë. Mos e shqetëso, halli i tij është dobësia e tij… FSHIJE
11- Ata që nuk dëgjojnë ëndrrat e tyre, nuk ndajnë dhimbjen dhe lumturinë e tyre… LËRË TË IKË”.