I riu thyen rekordin botëror në qëndrim “plank”: Kofshët e mia filluan të…

0

Një i ri nga Australia i quajtur Daniel Scali, i cili vuan nga një sëmundje kronike ka thyer rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë drejt mbi bërryla dhe majat e gishtërinjve.

Plot 9 orë e 30 minuta e 1 sekondë ka qëndruar në atë pozicion Scali, që përveç rekordit, ia doli të sfidonte edhe sëmundjen e tij komplekse që lidhet me dhimbjet që i shkaktojnë gjërat e jashtme si prekja, lëvizja, era, uji etje.

Ai theu rekordin e vendosur vitin e kaluar nga George Hood, i cili qëndroi në atë pozicion për 8 orë e 15 minuta e 15 sekonda, pasi më parë kishte arritur një kohë prej 9 orësh dhe 9 minutash në një përpjekje jozyrtare, Scali kishte si qëllim që të qëndronte edhe më shumë se 9 orës 30 minuta, por lodhja e mposhti dhe u detyrua ta ndërpriste sfidën me veten.

“Mbaj mend që kofshët e mia filluan të digjen dhe e dija se do të ishte një “udhëtim ferri”. Presioni i vazhdueshëm mbi bërryla dhe parakrahë, si dhe deri në shpatull, më dha shumë pikëllim në fillim. Unë jam përballur me dhimbjen për kaq shumë kohë, kështu që dija si ta menaxhoja atë.

Ishte një përvojë e plotë e dhimbjes së vazhdueshme nga koka deri te këmbët. Këmbët e mia ishin të mpira, gjunjët e mi po digjeshin, kofshët po ashtu, krahun e majtë e ndieja sikur e kisha në zjarr”-tha ndër të tjera ai, ndërsa nuk e fshehu lumturinë për rekodin e ri të vendosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu