Atak kardiak, 58-vjeçari vdes në makinë

0

Mesditën e sotme një 58-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë në makinën e tij si pasojë e një ataku kardiak.

Sipas policisë ka qenë ora 14:20, ku në lagjen nr. 2 është gjetur pajetë në makinë N. L., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Plazh.

Nga veprimet e para hetimore, policia thekson se dyshohet se durrsaku ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu