I shkatërruar i tëri, ky është lokali që u shkrumbua nga flakët te “Myslym Shyri”

0

“The Nest Lounge&Bar”, është lokali që u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, e për pasojë është shkrumbuar i gjithi.

“Rreth orës 23:25, në rrugën “Myslym Shyri, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia mesnatën e djeshme, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Ky biznes ndodhet në krahun e djathtë të rrugës që të drejton për në zonën e “Myslym Shyrit”. Pra, kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Myslym Shyri. Nga një kërkim në QKB del se ky biznes është në pronësi të shtetasit Arsigen Selimaj, i cili zotëron 100% të aksioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu