I shkoi mendja për të pirë një cigare, pasagjeri i vë zjarrin tualetit të avionit

0

Një burrë i cili i shkoi mendja për të pirë një cigare në avion ka shkaktuar për pak një ngjarje tragjike në mjet.

Pasagjeri që do të fluturonte midis Tel Avivit dhe Bangkok-ut, nuk i rezistoi tundimit për të konsumuar një cigare, ndaj e shijoi fshehurazi në tualetin e avionit, por shkaktoi një emergjencë në ajër kur arriti t’i vinte flakën tualetit.

Fatmirësisht flakët u shuan në kohë pas ndërhyrjes në kohë të ekuipazhit.

Pas ngjarjes, pasagjeri mësohet se do të përballet me ligjin pasi të kthehet në Izrael nga Tajlanda.

Pasagjeri i varur nga nikotina kishte hedhur bishtin e ndezur të cigares në koshin e mbeturinave në tualet.

Ai po udhëtonte në një avion Boeing 777-200.

“Fluturimi vazhdoi sipas planit dhe u ul i sigurt në aeroportin në Bangkok. Pasagjeri u paralajmërua dhe çështja u kalua për ekzaminim të mëtejshëm në departamentin tonë ligjor”, thuhet në deklaratën e kompanisë së avionit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu