“I shkruante fjalë turpi”,- gjyshja e 14-vjeçares që u ngacmua nga drejtori i shkollë

0

Flet gjyshja e 14 vjeçares, për ngjarjen në shkollën e fshatit Stropckë:

I ka shkruar çupës në telefon, çupa i kishte thënë kujdestares së klasës, kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë. Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa u ul poshtë. Nuk e di çfarë i shkruante por llafe turpi.

Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi pastaj, prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të. Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babanë e asaj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë për çupën. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin.

Sipas gjyshes së të mitur, drejtori ka 4 vite në atë shkollë, ndërsa vajza prej dy vitesh ndjek shkollën në Pogradec, pasi më parë ishte në Tiranë.

“Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu