I shpallur “Artist i Merituar”! Ndërron jetë bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha

0

Mjeshtri dhe bilbili i këngës durrsake, Qemal Kërtusha ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Përgjatë karrierës së gjatë muzikore, ai ka arritur të fitojë çmime të shumta e medalje të arta, si dhe tituj si “Artist i Merituar” apo “Qytetar Nderi” në Durrës.

Qemal Kërtusha ka lindur më 27 tetor të vitit 1931. Përfshihet në lëvizjen amatore artistike të qytetit që në vitin 1946. Në vitin 1948 është pjesëmarrës i filarmonisë shqiptare në Tiranë. Në vitin 1951 pjesëtar i ansamblit të ushtrisë. Pasi kryen shkollën e mesme në vendlindje, në periudhën 1951 – 53 studion për kanto me padagoge Artisten e Popullit Marie Kraja. Kthehet në qytetin e lindjes dhe inkuadrohet si aktor në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Me krijimin e estradës profesioniste kalon si këngëtar profesionist dhe jep shfaqje në të gjitha skenat e vendit. Me një zë krejt të veçantë dhe me mundësi të pakufizuara vokale, diapazoni i tij shtrihet nga muzika popullore, muzika e lehtë, romancat, kënga partizane, kantata e deri tek ajo më e vështira, opera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu