I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”, arrestohet në Shijak Astrit Avdylaj

0

TIRANË- Arrestohet koka e grupit të Shijakut, Astrit Avdyli. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij në Shijak. Më tej bëhet me dije se arrestimi i tij ka ndodhur rreth 30 minuta më parë.

Avdyli ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK, “Revazhi” ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Gjithashtu Avdyli së bashku me Arben Ndokën dhe Vis martinajn donin te vrisnin Durim Bamin.

Si u zbulua grupi i Shijakut

Më 21 tetor 2018, Policia zhvilloi një operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Në këto përgjime u ndanë dhe u krijua një tjetër dosje, në të cilën vëllezërit Avdylaj komunikonin me kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe të tjerë zyrtarë të PS, ku diskutohej për rezultatin e PS në Durrës përgjatë vitit 2017. Përgjimet u botuan pranverën e këtij viti nga gazeta gjermane BILD. Ato shkaktuan një “tërmet” politik në Shqipëri që solli ‘djegien’ e Vangjush Dakos nga SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu