I shpallur në kërkim nga policia, dronët ‘kapin’ 42-vjeçarin me precedentë penal

0

Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar me precedentë të mëparshëm penal, të shpallur në kërkim për vjedhje të pronës. Në pranga ka përfunduar ka përfunduar shtetasi Ervin (Astrit) Kasmi, banues në Fushë Milot, i cili u arrit të kapej pas një ndjekjeje të gjatë, ku në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe dronët.

Në pamjet filmike të shpërndara nga policia shihet 42-vjeçari i cili tenton të arratiset duke kaluar nëpër fushat me jonxhë por pa mundur t’i shpëtojë objektivit të dronit.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij.

Njoftimi i plotë i policisë: Kurbin

Vijojnë operacionet nga Policia e Kurbinit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës.  

Kapja, pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, arrestohet në flagrancë fqinji i tij, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shërbimit e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur që pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me anë të dronit të kapnin dhe të arrestonin shtetasin:

Ervin (Astrit) Kasmi, 42 vjeç, banues në Fushë Milot, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim. 

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij. 

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu