I shpallur në kërkim për krime seksuale me të mitur, arrestohet 40 vjeçari në Vlorë

0

Vlorë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Operacioni nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga nga Policia, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit E. D., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 11.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime seksuale me të mitur” dhe “Kërcënim” parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit për këto vepra është 14 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu