I shpërthen power bank në çantën e shpinës, plagosen tre nxënës

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku tre nxënës kanë mbetur të plagosur pasi një power bank shpërtheu në çantën e një prej nxënësve.

Ngjarja ka ndodhur në Milano rreth orës 08:50 në institutin Amerigo Vespuçi.

Sipas mediave vendase mësohet se në çantën e 17-vjeçares shpërtheu powr bank dhe mbetën të plagosur ajo dhe dy bashkëmoshatarët e saj të cilët menjëherë u nisën drejt spitalit.

Policicia bën me dije se 17 vjeçarja, e cila vuante nga një patologji e mëparshme, pati një krizë kur ndodhi shpërthimi.

Ansa shkruan se të tre nxënësit tashmë kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu