I tha se ishte hoxhë dhe shkruante hajmali, burri kryen marrdhënie me gruan për vite me radhë

0

 

Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kosovës pasi për 6 vite me radhë shfrytëzoi seksualisht një grua nga Prishtina duke iu prezantuar si hoxhë.

Rasti është denoncuar dje në polici nga gruaja me inicialet Z.K.

E gjitha nisi në vitin 2014 kur gruaja shkoi tek Bislim Goliqi nga Prishtina që i ishte paraqitur si hoxhë që shkruante hajmali.

Gruaja ka dëshmuar se tek ky shtetas kishte shkuar pasi kishte një hall të vetin duke menduar se ishte hoxhë por më pas ajo është shfrytëzuar seksualisht prej tij për vite me radhë pasi e dërgonte në motele.

Në momentin që gruaja kishte vendosur të ndërpriste raportin ai kishte kërcënuar atë dhe familjarët e saj duke ua kërkuar të gjitha paratë që i kishte shpenzuar me të.

Ai akuzohet për kanosje dhe është vendosur ndalimi i tij ndërsa çështja do të vijojë me një përballje në gjyq.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu