I tha Tahirit të arratisej? Maks Haxhia tregon prapaskenat: Ishte veshur hollë

0

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka mohuar që t’i ketë sugjeruar arratisjen klientit. I ftuar në “Opinion”, Haxhia tha se biseda që u publikua ditën e dënimit në media, nuk ishte për arratisje. Avokati i Tahirit tha më tej se e vetmja që i kishte thënë ish-ministrit është që të shkonte të ndërrohej e të merrte rroba në shtëpi.
Pjesë nga biseda:

Maks Haxhia: Po s’i thoja do unë ashtu ore që të ikte e të arratisej. Unë i thashë që siç duket u pa puna çfarë vendimi do të merrej. I thashë që të ikte në shtëpi, të ndërrohej po ashtu e të merrte gjërat që i duheshin…

Artan Hoxha: I tha të vishej trashë…

Maks Haxhia: kishte ardhur holllë…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu