Një video e re është publikuar ditën e sotme në media lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku vëllai ka vravë vëllain dhe kunatën njëkohësisht.
Në video shihet Hamza Muskurti, i cili menjherë pas ngjarjes së rëndë ka dal nga biznesi i vëllait të tij, teksa ka nisur të largohet është rikthyer edhe njherë.
Duket nga pamjet dhe lëvizjet e autorit se ai është tejet i tronditur dhe i tensionuar për veprimin që kishte kryer.
Kujtojmë se autori është larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte kryer krimin për t’u arrestuar pak orë më vonë nga autoritetet e policisë.
Nga ana tjetër bëjmë me dije se ngjarja ka ndodhur pas konflikteve të herë pas hershme që kishin vellezërit me njëri tjetrin.