I vëllai prek me fjalët pasi humbi motrën dhe mbesën në aksidentin tragjik me autobus: “Po vinte për fejesë”

0

Shumë familje kosovare hapën sot dyert e mortit për të pritur me lot e dëshpërim familjarët e tyre që ndërruan jetë tragjikisht pas aksidentit me autobus në Kroaci.

Vëllai i Valentina Binakajt ka zbuluar se “e motra ishte nisur për një fejesë”. Kjo e fundit humbi jetën bashkë me të bijën.

Duke folur për mediat kosovare , vëllai i Valentinës tregoi se si e mësoi lajmin që motra dhe mbesa u ndanë nga jeta në aksident.

“Shumë rëndë. Janë mundu me më kontaktu motrat kur kanë marrë lajmin nga mbesat tona. Kam qenë në gjumë se kam qenë në punë natën. Djali më ka zgjuar nga gjumi më tha dicka i ka ndodhë hallës.

Nga mbesa e kam marrë lajmin se motra ka vdekur në vend, mbesën në bazë të këpucave, të këmbëve e kanë njohur që është ajo. E madhja ka dashtë zoti që me ato lëndime të mbijetoi, pak trauma kanë. Sot ka qenë dita e fejesës kur u caktu, ka qenë edhe arsyeja pse kanë udhëtu 3-4 ditë përpara edhe me e kry ceremoninë”, shtoi ai.

Duke u përpjekur të mbajë lotët, ai ka ngushëlluar të gjithë familjet kosovare që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë ngjarje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu