I vendosën t*hikën taksistit në zemër dhe i grabitën xhiron ditore, arrestohet çifti i të rinjve. Emrat

0

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Durrës, ku një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçare kërcënuan me thikë një drejtues taksie dhe i vodhën një shumë parash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës në lagjen Nr. 13, pranë rrethrrotullimit “ILIRIA” në plazh.

Të dyshuarit, Agron Braha nga Durrësi dhe Viola Bodlli nga Kavaja, hipën në taksinë e drejtuar nga shtetasi I. K. Menjëherë pas hipjes në taksi, Agron Braha kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa Viola Bodlli mori një shumë parash nga makina, që përbënte të gjithë xhiron ditore të taksistit.

Policia reagoi shpejt dhe arriti të identifikojë dhe të arrestojë autorët e dyshuar, duke shmangur më shumë pasiguri. Materialet e ngjarjes janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për procedurat e mëtejshme ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Hipën në një taksi dhe më pas e kërcënuan me thikë drejtuesin e taksisë dhe i morën një shumë parash, falë reagimit të shpejtë të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.

Policia vuri në pranga një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçare, të cilët kërcënuan taksistin me një thikë dhe i morën një shumë parash.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se dy shtetas kishin kërcënuar me thikë një drejtues taksie dhe i kishin marrë një shumë parash, menjëherë organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit:

Vihen në pranga shetasit Viola Bodlli 29 vjeç dhe Agron Braha 26 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K.

Në momentin që hipën në makinë, shtetasi A.B. dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja V.B. i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu