I vendosi tritol lokalit në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, me precedent të theksuar kriminale (EMRI)

0

TIRANË – Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ku një sasi tritoli u vendos në ambjentin e jashtëm të një lokali. Policia sqaron se nga hetimet për zbardhjen e rastit është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i ngjarjes, një 47-vjeçar i identifikuar si Renato Mineri.

Policia bën me dije se 47-vjeçari, është me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm. Grupi hetimor ka nisur hetimet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.03.2025, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, ku plasi një sasi lënde plasëse në ambientin e jashtëm të një lokali.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 47-vjeçari si autor i dyshuar i ngjarjes.

47-vjeçari me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.

Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për tu larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025, në lokalin në posedim të S. H, në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Punohet intensivisht për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.