I vihet zjarri makinës së konsullatës shqiptare në Selanik

0

Media vendase thestival.gr njofton se mbrëmë në mesnate është tentuar për tu djegur makina e konsullatës shqiptare në Selanik.

Sipas informacioneve, një person i panjohur vendosi pllaka parafine në gomën e përparme të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.

Disa sekonda më vonë, një kalimtar vuri re zjarrin, duke mos lejuar që automjeti i konsullit të mos merrte flakë. Hetimi paraprak i ngjarjes po kryhet nga policë të Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut.

Kjo ngjarrje vjen që pas 2 marsit të 2018 ku anarkistat i vunë një bombë makinës së oficerit të kontaktit Renaldo Ndoni, ku majina doli edhe jashte përdorimit.

Dje ka qenë për një kontroll po në konsullate edhe zv.ministri i MEPJ zoti Agron Tare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu