“I vjen goja era k**”/ Stresi habit në deklaratën për Einxhel Shkirën pas debatit

0

Jo më larg se para një viti reperi Stresi dhe gazetarja Einxhel Shkira u përfshinë në një debat të ashpër që u bë viral për disa javë në rrjetet sociale. Si për ta kujtuar, Stresi sulmoi gazetaren në një status në Instastory, pasi kjo e fundit deklaronte se pse nuk doli në protestën për Klodian Rashën. Stresi shprehej për Einxhel “Kur flet edhe kjo që i vjen goja era k**”. Ndërsa Einxhel nuk e vonoi reagimin ku postoi nshpërndau një video nga intervista që ka zhvilluar me Stresin disa vite më parë, dukë shkruar se edhe pse e njihte, nuk ia ka bërë ajo ftesën.
Së fundmi Stresi ishte i ftuar në “E Diell”m ku u pyet në lidhje me pjesmarrjen e Einxhelit në “Big Brother Vip”, ku surprizoi jo pak me përgjigjen e tij.

Stresi tha:
“Konkurrente shumë e fortë!”
Sakaq, para disa kohësh Einxhel shpjegoi se debati virtual mes tyre u zgjidh falë një telefonate me babain e Stresit, për të cilin shprehet se është “zotëri shumë i edukuar dhe i mirë-kuptueshëm”. Ajo shtoi se babai i reperit i ka kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të të birit, që sipas Einxhel ka shqetësuar shumë familjen e saj. Në fund u shpreh se e falenderon për qytetarinë dhe urtësinë e treguar, e cila beson se ka reflektuar dhe në tërheqjen e atyre fjalëve të rënda nga ana Stresit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu