Fisi Ksolla rezulton të jetë hasmi i familjes Tonaj që dje i mori jetën djalit të trettë e të fundit, 47-vjeçarit Prek. Mësohet se Pal Ksolla ka vrarë Nikollë Tonajn në komunizëm në burg, vëllanë e madh të Prek Tonajt. Por, në vitin 1996, ai u vra po nga fisi Tonaj. Gjaku nuk u ndal. Në 2011 dyshohet se nga fisi Hasanaj është vrarë Zek Tonaj, vëllai tjetër i Prekës dhe është plagosur babai i tij. gjithçka ka nisur për çështje votash në zgjedhje. Të dyja palët lanë që të takoheshin në Dukagjin për tu sqaruar, por aty ndodhi vrasja e plagosja.
Por, fisi Ksolla është i përfshirë dhe në ngjarje të tjera. konkretisht Valter Ksolla në vitin 2017 i bëri një atentat boksierit Nelson Hysa (që u arrestua më vonë si pjesë e grupit Bajri).
Si ndodhi atentati?
Në datën 3 maj 2017, gjatë orëve të para të paradites, rreth orës 10:00, Nelson Hysa së bashku me shokun e tij A.D. kanë pasur një konflikt verbal me Valter Ksollën Ky i fundit drejtonte një autoveturë të markës “Audi A6” dhe ka bërë xhirime të gomave në afërsi të tyre. Rreth orës 12:30, Nelson Hysa së bashku me A.D. kanë qenë duke lëvizur me makinë në rrugën e gjerë, që të çon në lagjen Kiras dhe te një piceri, në anën e djathtë të rrugës, ata kanë parë makinën “Audi” që i kishte xhiruar gomat afër tyre.
Nelsoni ka ndaluiuar makinën dhe së bashku me shokun e tij kanë hyrë në piceri. Aty kanë gjetur Valter Ksollën dhe Kolë Prognin. Sapo Nelsoni dhe shoku i tij janë futur në piceri, Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë ngritur në këmbë nga frika se Nelsoni mund t’i godiste dhe i janë drejtuar Nelsonit me fjalët se, pse po vjen “si i fortë se ne kena hallet tona boll, se jena në gjak”.
Nelsoni u ka thënë se nuk kishte ardhur si i fortë, por për t’u sqaruar sepse i kishin bërë spektakël me makinë para këmbëve të tyre dhe para shtëpisë, duke vënë në rrezik ata dhe djalin e tij. Valter Ksolla dhe Kolë Progni janë nervozuar dhe i kanë thënë se do të shihen më vonë, ndërsa Nelsoni i ka thënë se nuk kanë pse të shihen më vonë, por mund të qaroheshin në atë moment. Valteri e Kola kanë ikur pa folur më, kanë hipur në makinë duke xhiruar përsëri gomat. Tre ditë më vonë, Progni e Ksolla kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Hysës, kur ky i fundit po qëndronte përpara një berberhaneje, duke e plagosur rëndë atë.
Valter Ksolla u shpall në kërkim dhe u arrestua në vitin 2019. Ai ka qenë edhe pjesë e pesë të dënuarve organizuan rezistencë duke bërë një revoltë në burgun e Reçit.
Tomë Vërri, Kristjan Pali, Valter Ksolla, Pjerin Ndreu dhe Artan Koçeku gjatë orarit të qëndrimit në holl janë shprehur se nuk futen nëpër dhoma pa ardhur doktori pasi kishin nevojë për vizitë. Sipas dokumentit, bazuar te hetimet dhe dëshmitë pas kërkesës janë marrë masat për sjelljen e doktorit, por këta të dënuarit kanë refuzuar duke pretenduar se dëshironin të vinte doktor nga Tirana. Më pas, këta të burgosur filluan destabilizimin me britma, ulërima, thyerje, vendosje barrikade, por edhe hedhje të bombolave të gazit.





