I vunë zjarrin barërave për të pastruar tokën, Policia arreston një burrë dhe procedon një grua

0

Në Fier u arrestua për shkatërrim të pronës me zjarr qytetari Xhemil Vrenozi dhe u procedua në gjendje të lirë qytetarja Jorgjie Mile.

Policia ka arrestuar në flagrancë 59-vjeçarin pasi duke djegur barëra të thatë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me bimësi në vendin e quajtur “Grykëderdhja e lumit Seman”.

Jorgjie Mile, banuese në Grykë, Fier është proceduar penalisht për të njëjtën vepër duke shkaktuar djegien e pronës së një personi tjetër.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu