BERAT- Traditat e Ditës së Verës me ndezjen e zjarrit, kanë shkaktuar problematika në aksin Berat-Dimal. Përveç zjarreve të ndezura në anë të rrugës në fshatin Moravë, banorët kanë djegur edhe goma në rrugë, gjë që ka shkaktuar problem në qarkullimin e automjeteve në këtë aks.
Efektivët e policisë mbajtën në kontroll përhapjen e flakëve deri në mbërritje të zjarrfikësve. Edhe pse ndezja e zjarrit është traditë në këtë festë pagane që festohet gjërësisht nga shqiptarët, shpesh herë tejkalohen kufijtë duke krijuar problematika dhe incidente.