Ditën e sotme , PD zyrtarizoi kandidatët për kreun e bashkive Shkodër dhe Lushnjë. Dega e PD në Lushnjë ka propozuar emrin e Indrit Sefës si kandidat për kreun e bashkisë në zgjedhjet e pjesshme lokale që odo mbahen në datën 6 mars. Tashmë pritet vetëm miratimi nga kryesia e PD por praktikisht Sefa mund të konsiderohet kandidat zyrtar i PD për bashkinë e Lushnjës.
Por ajo çfarë vihet re sapo bëhet një kërkim i thjeshtë mbi Indrit Sefën është se më parë ka qenë kandidat nën partinë Fryma e Re Demokratike për degën e Lushnjës.
Ndërkohë, aktualisht Indrit Sefa mban postin e sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD. Përballë tij do jetë kandidatja e PS, Eriselda Sefa dhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano.