I zhdukur në ujërat e liqenit të Farkës, gjendet pas një muaji trupi i 45-vjeçarit

0

Policia e Shtetit raportoi më 15 korrik zhdukjen e një 45-vjeçari, të identifikuar si Behar Haka, i cili u dyshua se ishte mbytur në liqenin e Farkës.

Ishin familjarët e tij të cilët denoncuan filllimisht zhdukjen dhe në varësi të deklaratave të tyre dyshohej se ai mund të ishte mbytur.

Trupi i 45-vjeçarit mësohet se është gjetur pas rreth një muaji, si pasojë e kërkimeve të autoriteteve të asistuar dhe nga të afërmit e tij. Bëhet me dije se funerali i tij do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00.

Ishte vëllai i viktimës, i cili apeloi për FaxNews 4 ditë pas ngjarjes që shteti të shtonte kapacitetet kërkuese pasi sipas tij është një skandal i madh që mos të gjendej trupi i 45-vjeçarit  pas 4 ditësh në ujërat e liqenit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu