I zhdukur prej një dite, 65-vjeçari gjendet i pajetë pranë kanalit kullues në Divjakë

0

DIVJAKË- Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor ‘pushimi i shoferit’, Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Bëhet e ditur se viktima është Mina Gjini 65 vjeç banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanoçe.

Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18:00 sot është gjetur nga kalimtarë të rastit. Ndërkohë policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes.