Ia therën babain me thikë në mes të lokalit, flet djali i Besnik Çelmetës: Do të marr hak vetë, s’e fal gjakun

0

Marjus Çelmeta, është djali i Besnik Çelmetës, i cili u rrah dhe u plagos me thikë nga fqinji i tij Rizan Aliu. Mësohet se konflikti ka nisur pas një debati të bërë për jashtëqitjen e qenit. I biri është shprehur se do të marrë hak vet për babain nëse shteti nuk ndërhyn. Ai shton për abcnews se policia s’ka bërë asgjë, ndërsa agresori u ka bërë presion se përse kanë nxjerrë videon.

Marjusi tha:

Un nuk kam kthim mbrapa, që do thotë se deri sa shteti nuk merret unë do të marr hak vetë, unë nuk e fal gjakun e babit për një copë ordiner. Për derisa shteti nuk lëviz, atij që ka lokalin i thotë pse i ke dhënë kamerat. Kështu shteti kemi ne. Pse ia ke dhënë kamerat, i ka bërë presion shteti, i tha na ke prish punë, thotë. Unë publikova atë që më djeg mua në shpirt. Shteti nuk lëviz asnjë gjë, ky është presioni. Si ka mundësi që shteti të mos vijë të kontrollojë njëherë shtëpinë, ndërsa lokali është pa letra, e mban hapur serbes. Ky ka një qen dhe lanë urinën e qenit dhe uji rri poshtë dritares sime, ky ka bërë debat dhe me treçerekun e lagjes, nuk jemi ne të parët dhe të fundit. Ne jemi fqinj, ngjitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu