Ibra e përjashton veten nga kombëtarja e Suedisë, thashethemet rriten…

0

SUEDI – Zlatan Ibrahimovic do të mungojë për shkak të dëmtimit në ndeshjet e Nations League, që Suedia do të luajë në qershor kundër Sllovenisë, Norvegjisë dhe Serbisë, ka zbuluar sot trajneri Janne Andersson.

“Ai kishte probleme me dëmtimet për një kohë dhe nuk luajti shumë te Milani, kështu që preferon të mos luajë”,- tha Andersson në konferencën për shtyp, duke zyrtarizuar kombëtaren nordike.

Ibrahimovic u rikthye në kombëtaren suedeze në mars 2021, pas një pushimi pesë-vjeçar pas Euro 2016. Një legjendë në vendin e tij, ai është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Suedisë të të gjitha kohërave, me 62 gola në 121 ndeshje.

Marsin e kaluar, sulmuesi 40-vjeçar i Milanit tha se dëshironte të vazhdonte karrierën e tij ndërkombëtare “për aq kohë sa të ishte e mundur”, pavarësisht faktit se Suedia nuk u kualifikua në Kupën e Botës 2022, pasi u eliminua në “play-off” kundër Polonisë (2-0).

Por që atëherë thashethemet janë shtuar, se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit si një futbollist aktiv, për shkak të dëmtimeve të përsëritura të gjurit dhe tendinit të Akilit. Kompletimi i tij i fundit me Milanin ishte në janar.

I pyetur, nëse Ibrahimovic e kishte përjashtuar përfundimisht mundësinë për të luajtur për Suedinë, Andersson tha “ne do të mbajmë kontakte në të ardhmen, ramë dakord për këtë herën e fundit që folëm. Ne folëm vetëm për ndeshjet e ardhshme, asgjë më shumë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu