Duke folur në konferencën për shtyp gjatë grumbullimit me Suedinë, Zlatan Ibrahimovic foli për gjendjen e tij fizike dhe se kush e ndjek:
“Në sezonin e fundit kam pasur më shumë lëndime sesa kam zakonisht, por është edhe sepse nuk kam pasur durim ne rikuperim, thjesht kam dhene maksimumin, ky eshte mentaliteti im.
Pasi mbusha 30 vjeç, vura re qe dhimbjet fizike nuk zhduken, thjesht levizin. Ne Itali, te Milani kam nje fizioterapist qe me ndjek 24 orë në ditë. Për çdo gjë të vogël ai ndërhyn, sapo ndjej diçka duhet të mjekohem menjëherë”.
Për fundin e karrierës: “Nuk kam vendosur një ditë se ku dua të lë, përkundrazi dua të vazhdoj sa më shumë dhe nuk dua të mendoj ta lë. Nuk dua të bëhem një nga ata që ndihen të trishtuar për veten e tyre duke menduar se mund të vazhdonin. Unë shkoj përpara. Deri sa te thërritem, do të luaj”.