Ibsen Elezi anulon konferencën për shtyp, asnjë gazetar i pranishëm

0

Ibsen Elezi ka anuluar konferencën e tij për shtyp ditën e sotme pasi asnjë gazetar nuk ka qenë i pranishëm.

Në fjalën e tij, Elezi tha se nuk është në dinjitetin e tyre të mos pasqyrojnë një fushatë elektorale duke qenë se ai ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e PD-së.

Ibsen EleziMë vjen keq por po e anuloj konferencën për shtyp, sepse asnjë gazetar nuk është i pranishëm. Duhet të ndodhte dhe kjo, do t’ju kërkoja korrektësi në pasqyrimin e kësaj fushate elektorale.

Unë nuk kam dalë si manekin për të biseduar përmes rrjeteve sociale, është në dinjitetin e gazetarëve të jenë prezent, se është garë e rëndësishme dhe pse po mundohen ti vënë epitete të ndryshme. Ka epitete se unë kam hyrë formalisht, jam i shitur e me radhë. Është e dyta herë, edhe dje u surprizova por sot jam i detyruar ta anuloj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu